Lajmet


24-05-2019
Arbëreshët vëllezërit tanë nga Italia vizituan komunën dhe qytetin e Prizrenit
Delegacioni u mirëprit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, nënkryetari Eshref Memaj, drejtorët komunalë dhe asamblistët, ndërsa për nder të kësaj vizite, në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt një mbledhje, me ç’rast kryetari Haskuka i njoftoi mysafirët arbëreshë për projektet zhvillimore të Komunës së Prizrenit.
Pas kësaj mbledhjeje delegacioni vizitoi edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe qendrën historike të qytetit.