Natyra - Per Prizrenin | Visit Prizren

Natyrë

Prizreni bën pjesë në mesin e qyteteve natyrore, ku intervenimi i dorës së njeriut është mjaft i vogël në krahasim me bukuritë që i ka krijuar vetë natyra.

Mbi këtë kontekst të përkryer natyror dhe relief mjaft të përshtatshëm gjeografik, është ndërtuar e gjithë arkitektura dhe civilizimi shumëshekullor i Prizrenit.

Malet e Sharrit - Kanë diversitet biologjik mjaft të theksuar. Flora dhe vegjetacioni janë të pasuar me lloje të ndryshme. Në mesin e tyre, 86 sosh janë me rëndësi ndërkombëtare, 26 lloje në “Listën  e Kuqe” evropiane të shtazëve dhe bimëve të rrezikuara dhe 32  janë në “Listën e Kuqe” të bimëve të rrezikuara sipas IUCN – it. Sipas IUCN ( Unionit Botëror për Ruajtjen dhe Konservimin e Natyrës) Parku Kombëtar - Malet e Sharrit, është evidentuar në listën ndërkombëtare të zonave të mbrojtura.
Klima kontinentale, me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha të dëborës dhe verëra të freskëta. Në Malet e Sharrit, ku kemi përqendrimin e specieve endemike lokale, ekzistojnë më shumë se 2000 specie të florës enëzore. Kjo paraqet rreth 26% e florës së Ballkanit dhe 18% e asaj evropiane. Më së shumti janë endemik (rreth 29%) dhe nën – ende – në qendër të shumëllojshmërisë së gjeneve dhe të specieve në Evropë dhe në botë.

Prevalla: - Është fshat turistik. Bën pjesë në malet e Sharrit. Lartësia mbidetare rreth 1800 m. Shfrytëzohet në të katër stinët e vitit, verës për pushim dhe freskim dhe dimrit për skijim. Terreni malor, peizazhet e mrekullueshme dhe ajri i freskët e bëjnë Prevallën një prej zonave më të jashtëzakonshme për hiking, skijim dhe ecje. Ka një florë dhe faunë të që e bëjnë të jetë një zonë e mbrojtur.

Livadhet: - Në rajon, Komuna e Dragashit ka një sipërfaqe të konsiderueshme livadhe, kryesisht në afërsi të vendbanimeve. Bimët më të përhapura në to janë: greminoret, zhabinorët, trëndafilat, shevarët, flokëzat, lulet e bardha, kamomila, luledhëmbi, pelini, lulekuqja, trëndafili i egër etj. Përveç livadheve natyrore ka edhe bashkësi të livadheve artificiale të mbjella me bimë graminore si dhe bashkësi të arave ku kultivohen disa të lashta, kryesisht elbi, thekra, tërshëra, patatet etj.

Pyjet: - Pyjet e rajonit  janë kryesisht të pastra, të dominuara nga ahu (68%) dhe rrobulli. Në përqindje shumë më të vogël por duke e pasuruar shumëllojshmërinë, gjejmë bredhin, hormoqin, pishën e zezë dhe të bardhë, frashrin e zi, lajthinë etj.

Kullosat: - Rajoni është i përbërë  nga kullosa primare dhe sekondare. Primaret shtrihen mbi vegjetacionin pyjor deri te majat më të larta ku gjendet mbulesa barishtore. Për këtë shkak quhen edhe kullosa alpine. Sekondaret janë sipërfaqet barishtore që janë zhvilluar si pasojë e ndikimit natyror dhe faktorit njeri.

Liqenet e Sharrit: - Liqenet glacialë janë një prej bukurive të rralla të vendit. Gjenden në lartësinë mbidetare mbi 1900 m. Liqeni i Livadicës, 2173 m mbi nivelin e detit, ka një gjatësi prej 230 metra, gjerësi 120 dhe thellësi 7.3 m. Liqene të tjera: Liqeni i Jazhincës, Gornjasellës, Karanikollës, Miskovës, Bezdankës, etj. Liqeni i Zi është liqeni më i izoluar i Maleve të Sharrit, i cili ka përmasat e një baseni, me ujë të pandryshueshëm dhe thellësi 3.5 m.

Drini i Bardhë: - Me një gjatësi 111 km nëpër tërë territorin e Kosovës dhe me një hapësirë derdhjeje prej 4860 km katrorë. Hyn në Prizren nga veriu dhe vazhdon drejt jugperëndimit në Shqipëri në Detin Adriatik. Formon një liqe të vogël brenda kufijve të fshatit Dobrushë. Lumi përshkon edhe Komunën e Rahovecit, rreth 30 km, si dhe është si kufi administrativ i komunave si: Prizrenit, Gjakovës, Malishevës dhe Klinës. Lumenjtë e përroskat që derdhen në Drinin e Bardhë janë: Lumi Ratkoc, Rimnik, Palluzhë, Hoçë etj. Drini i Bardhë ka prerë masivin gëlqeror, Gradishin, duke formuar Grykën epigjenike atraktive në gjatësi prej 450 m. Në kanion është ndërtuar Ura e Fshenjtë e cila është e gjatë 70 metra dhe lartësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m.

Lumi Pllava: - Me degët e veta formon sistemin më të madh lumor dhe përfshin rreth 63 % të territorit të Komunës së Dragashit. Lumi buron në afërsi të Gurit të Zi, i cili është edhe burimi i lumit të Zaplluzhës në malet e Sharrit. Degët e këtij lumi janë: Lumi i Bresanës, Lumi i Kukit, Lumi i Kosavës, Lumi i Rrencit, që i takojnë regjionit të Opojës, pastaj Lumi i Radeshës, Lumi i Leshtanit, Lumi i Brodit, të cilët i takojnë regjionit të Gorës.

Toplluha: - Formohet nga përroskat lokale dhe si degë më e madhe është Lumi i Semetishtës. Është një ndër degët e majta të lumit më të madh në Kosovë, Drini i Bardhë. Sipërfaqja e tij është F=510.0 km katrorë, kurse gjatësia e 15,5 km. Topluga kalon nëpër Suharekë, kurse derdhja e tij në Dri bëhet afër fshatit Piranë të Komunës së Prizrenit.

Burimet Termale: - Në Bajë gjendet burimi i ujit termal me kapacitet 250-300 l/sec. Aty është ndërtuar pishina me sipërfaqe 2000 m katrorë, e cila çdo sezon vere është në shfrytëzim për freskim dhe organizim të garave të notit. Uji i kësaj pishine ofron edhe mundësi shërimi nga një numër i caktuar i sëmundjeve të lëkurës. Temperatura konstante e ujit gjatë tërë vitit është 22ºC.

Gryka e Lumëbardhit: - Gjendet midis majave të larta malore të Bistrës, Gurit të Kaltër dhe Gurit të Çarë dhe shtrihet deri në kufirin shtetëror me Republikën e Maqedonisë. Me një lartësi mbidetare prej 1550 m deri 2609 m. Ky rezervat natyror karakterizohet me vlera të posaçme biologjike, biogjeografike, gjeologjike, hidrologjike dhe peizazhore. Gryka e Lumëbardhit si rrjedhë gjarpëruese dhe karakteristike, përshkon hapësirën përgjatë lumit të pasur me elemente të florës së gjelbëruar dhe të pyllëzuar. Hapësira përgjatë bregut të Lumëbardhit gjatë vapës së verës është zona më e vizituar e qytetit. Liqeni i Vogël dhe Liqeni i Madh (gjatësia 90 m, gjerësi 45 m, thellësia 1 m), dhe burimet e shumta ujore të cilët derdhen në Lumëbardhin e Prizrenit, i cili në këtë zonë, për shkak të terrenit të pjerrët shkëmbor, formon ujëvara të shumta.

Parku Nacional i Sharrit: - Ka 390 km². Biodiversiteti ka karakteristika të Ballkanit dhe Mesdheut duke e bërë atë të pasur në florë e faunë në kuptimin e llojeve endemike e të rralla. Për shkak të veprimit të akullnajave janë krijuar një numër i madh i të ashtuquajturave thellime akullnajore ose cirqe,  të valëve si dhe sasive të mëdha të morenave (materialit akullnajor). Më të njohurat janë liqenet e Livadicës dhe Jazhincës. Numri më i madh i thellimeve akullnajore ndodhet në rrëzën e majave më të larta, në pjesën më jugore të territorit të parkut nacional, të Bistrës, Livadicës, Çukës së Liqeneve, ndërsa grupi më numerik është nën majën e Piribregut (2.522 m), e njohur me emrin Vrima e Berevcit. Pastaj theksohen thellimet cirkore te Çuka e Liqeneve dhe Livadica. Nga këto cirqe nisen valët, përkatësisht ultësirat e dikurshme të akullnajave. E një rëndësie të veçantë është vala “Demir Kapija”, e cila shkon nga cirku i dikurshëm ku sot është Liqeni i Livadicës. Vala e Demir Kapisë që është me fund të gjerë dhe anët plotësisht të pjerrëta përfaqëson formën më të njohur fosile të ultësirës akullnajore në Sharr, i gjatë është rreth 1,5 km. Parku Nacional Mali Sharr ka klimë lindore kontinentale.

Maja e Arnetit:  - Është rezervat strikt natyror, me një sipërfaqe prej 30 ha, me vlera natyrore dhe shkencore, për shkak të biodiversitetit të pasur drunor të rrobullit dhe ahut dhe atij bimor (stenoendemiti Vrbascum scardicolum) gjendet vetëm në rajonin e Prevallës dhe askund tjetër në botë.

Oshlaku: - Karakterizohet me pyje të pastra dhe bimë të shumta endemike. Nga fauna e begatshme veçohet dhia e egër, ndërsa nga kafshët e egra që kanë përhapje më të madhe janë: ariu i murrmë, ujku, kaprolli, shpendë të ndryshme grabitqare etj. Ky rezervat është vënë nën mbrojtje në vitin 1960. Ka një sipërfaqen prej 20 ha.

Pisha e madhe (Golem Bor) IShA : - Ky Rezervat paraqet kompleksin më të bukur dhe më interesant të Rrobullit në Ballkan. Në rezervat dhe në afërsi gjenden edhe dukuri e objekte interesante hidrografike. Në anën lindore shtrihet ujëndarësi detar, në mes Detit Egje dhe Adriatik, përkatësisht pellgut të Lumit Lepenc dhe atij të Bistricës së Prizrenit.

Rusenica:  - Është vendbanim i rrëqebullit ballkanik (Lynx Lynx balcanicus), i cili është lloj i rrallë dhe i rrezikuar, vendbanim për mbrojtjen e rrëqebullit, që në vitet e 90-ta ka numëruar rreth 13 copë. Rusenica është rezervati më i vjetër natyror i shpallur që në vitin 1955 me sipërfaqe të mbrojtur rreth 300 ha. Ky lokalitet është i rëndësishëm edhe nga aspekti peizazhor dhe floristik, ku veçohet lloji i panjës malore (Acer heldreichii).

Rrapi në Marash: - Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90 m. Rrethi i tij është 3 m, ndërsa gjerësia 3,50 m, me diametër 12 m. Trupi i Rrapit është 2 m. Fletët i ka të gjata 13-14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjendet rrapi është 417 m.

Trungjet në Lozicë: - Janë katër lisa me dy rrënjë, për të cilët supozohet se janë më të vjetër se 200 vjet dhe me një lartësi të trungut me kurorë diku rreth 20 m.

Bujqësia: - Në rajon, bujqësia është një prej aktiviteteve më të përhapura rurale dhe një pre burimeve themelore të ekzistencës. Në Komunën e Prizrenit, më shumë se 50% e popullatës jeton në viset rurale. Sektori i bujqësisë është një nga burimet më të rëndësishme të punësimit dhe të të hyrave. 25 % e tokës së Prizrenit është e pëlleshme me një sistem të vaditjes. Komuna e Dragashit ka rreth 3.500 ferma, 95 % të të cilave janë familjare. Në Komunën e Malishevës diku rreth 80 % të familjeve mbështetën në aktivitete bujqësore. Kultivohen drithëra, perime dhe bimë foragjere, ndërkaq, sektori shoqëror shfrytëzohet për prodhimin e rrushit. Komuna e Rahovecit shfrytëzon rreth 90 % të tokës për bujqësi dhe vreshtari. Prodhimtaria e rrushit dhe produkteve të tij ka traditë mijëvjeçare. Komuna e Suharekës ka vetëm 53 % tokë pjellore bujqësore. Kultivohen drithërat, pemët e perimet dhe ka një traditë të njohur të kultivimit të rrushit.

Blegtoria: - Prodhimet blegtorale të rajonit shtrihen në të gjitha tregjet e vendit dhe më gjerë. Komuna e Dragashit, falë terrenit malor, kullosave, ka një prodhim të madh të qumështit, fabrika të përpunimit të qumështit, therore, fabrika për përpunimin e leshit. Në komunat tjera dominon sidomos rritja e gjedheve e, deleve, e dhive, e kuajve e e buallicave.

Bletaria: - Falë kushteve të mira klimatike, ajrit të pastër dhe florës së pasur, bletaria është një sektor mjaft i suksesshëm i rajonit. Pa medikamente dhe pesticide, mjalti është i cilësisë shumë të lartë.

Drithërat: - Llojet dominuese të drithit të kultivuara në rajon janë: gruri, misri, elbi, tërshëra, thekra, soja dhe kolza.

Vreshtaria, verëraria: - Vreshtaria është njëra prej veprimtarive më të suksesshme në rajon, në Komunën e Prizrenit, të Rahovecit dhe të Suharekës. Industria e verërave ka një potencial të madh për qasje në tregjet evropiane. Kultivohet rrush i kuq dhe i bardhë për verë si dhe për tryezë. Llojet e verërave dominuese janë Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noire, Game, Kosovo Red, Chardonnay, Italian Riesling, Rhine Riesling, Semignon. Prodhohet po ashtu pije alkoolike si raki rrushi dhe Brandy.

Pemëtaria, perimet:  - Prej pemëve kultivohen sidomos molla, dardha dhe kumbulla, e po ashtu në disa vise, ka edhe një prodhim të konsiderueshëm të frutave të egra të mollës dhe të lajthisë. Nga perimet kultivohen: karota, hudhra, patëllxhani, spinaqi, pjepri, speci, domatja, shalqiri, qepa, etj. Një zhvillim të hovshëm ka edhe kultivimi i perimeve në ambient të mbyllur (sera). Në Komunën e Mamushës ekziston edhe Festivali i Domates, njërës prej perimeve më të kërkuara dhe më të kultivuara.

Bjeshkataria: - Në Komunën e Prizrenit ka aktivitete të rregullta bjeshkatare-alpiniste. Afër fshatit Struzhë gjendet shtëpia bjeshkatare, e cila funksionon në kuadër të shoqatës së bjeshkatarëve “Sharri”; ofron akomodim dhe shërbime të ndryshme që ndërlidhen me aktivitetin e bjeshkatarisë. Majat të cilat pushtohen nga bjeshkatarët janë: Bistra, Maja e Zezë, Kopilica, Vërtopi i Vogël, Vërtopi i Madh, Kara Nikolla, Shkarpa, Oshlaku, Koxha Ballkani, Ostrovica, Qereniku, Konjushka.

Shkarpa: - Në rrëzë të majës, në territorin maqedonas, në faqen jugore të majës, gjenden dy liqene, “Malo Karanikolsko Jezero“ dhe “Veliko Karanikolsko Jezero“. Niveli mbi detar: 2479 m.

Kara Nikolla: - Gjendet pranë qafës së Bozovicës, rajon që ndërlidh qytetin e Kosovës, Prizrenin dhe qytetin e Maqedonisë, Tetovën. Maja i ka dy faqe të pjerrëta. Lartësia mbidetare është 2409 m. “

Bistra: - Gjendet në kufirin Kosovë - Maqedoni me faqen veriore të kthyer kah Kosova. Është një ndër majat e pakta, që kur nuk është e mbuluar me borë teknikisht është maje fare e lehtë për ngjitje, ndërsa gjatë kohës me borë kreshta mbulohet me akull dhe pjesa e fundit nën maje bëhet shumë e rrezikshme. Lartësia mbi detare – 2651 m. 

GURI I PREVALLËS Ngrihet mbi anën jugore të qendrës turistike, Prevallës, me lartësi mbidetare prej 1991 m. Vërehet që nga fillimi i Luginës së Zhupës. Maja është edhe fillimi i shpinës së gjatë të Bistricës, e cila lidhet me kreshtën e Majës Bistra 2. Njëra nga faqet e majës ndan Lumin Bistrica të Prizrenit nga Lumi Lepenc. Shpina në mes të Gurit të Prevallës e deri te rrënja e Majës Bistra 2 kalohet për 25 min.

Maja e Konjushkës: - Në Majën e Konjushkës gjendet Liqeni Konjushka, i cili është liqeni më i lartë i maleve të Sharrit. Liqeni është afërsisht 100 m i gjatë, 70 m i gjerë dhe 50 cm i thellë. Ka një pozitë të bukur dhe gjendet në rrënjë të majës së Konjushkës. Pranë liqenit gjendet edhe një kasolle që është ndërtuar gjatë viteve të 70’ta, e cila ka shërbyer për gjueti të dhive të egra, pasi që në atë territor gjendet një numër tepër i madh i tyre. Lartësia mbidetare është 2422 m.

Liqeni i Jazhincës: - Gjendet në rrënjë të majave Bistra 1 dhe Majës së Liqenit. Liqeni i Jazhincës e ka ngjyrën të errët në të gjelbër, sikur safir, dhe është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj. Gjatësia e përafërt e tij është 120 m dhe gjerësia e përafërt 80 m, me thellësi të madhe. Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka edhe të tillë që marrin guximin për t’u futur në te.

Maja kulla: - Shtrihet në mes të luginës së madhe të Lumit të Radeshës. Bora e saj nuk shkrihet deri në fillim të sezonit veror. Kulla i ndan dy lugina: luginën e Lumit të Zagrejacit dhe Luginën e Lumit. Këta dy lumenj bashkohen në pjesën e përparme të Kullës dhe formohet Lumi i Radeshës. Ka pozitë të mirë për vrojtim, ngase nga e majta dhe e djathta gjenden dy lugina, në anën e përparme gjendet lugina e madhe e Radeshës dhe vetë fshati Radeshë, ndërsa në anën e pasme ndodhet Gropa e Kleçit.

Maja e Kleçit: - Gjendet në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nuk vërehet nga largësia, sepse e pengojnë majat përreth e posaçërisht Maja Kulla. Maja e Kleçit është pjesë e maleve të Sharrit.

Brodi - Liqeni Shutman: - Një prej ecjeve më të njohura në rajonin e Brodit. Kjo shëtitje mund të kombinohet edhe me dy ecje të tjera në rajon: Mali Vracë ose ecja te Tri Majat, të cilat fillojnë dhe përfundojnë te Liqeni Shutman. Pika e nisjes: Hoteli “Argjena”; lartësia fillestare: 1384 m; pika më e lartë: 2120 m; largësia: 8.82 km.

Gjuetia: -  Rajoni i jugut konsiderohet si relativisht i pasur me kafshë për gjah. Gjuetia është e lejuar prej datës 15 tetor- 15 shkurt. Kafshët e lejuara për gjah janë: derri i egër, lepuri, dhelpra, ujku, pula e egër, thëllëza e fushës dhe e malit, fazanët. Pikat më të njohura të gjuetisë janë: Trumshi, Planeja, Pashtriku (Prizren); Gurra e Zezë, Kushnin (Prizren); Prevalla (Prizren); Kodra e Pikëllimës (Rahovec); Kodra e Zatriqit (Rahovec); Fshati Grejkoc (Suharekë); Fshati Duhle (Suharekë); Malet e Trepezës (Malishevë); Vargmalet e Berishës (Malishevë); pjesa e Opojës dhe e Gorës jashtë Parkut Nacional.

Liqeni i Zi: - Gjendet rreth 50 minuta larg në veri-lindje të liqenit të Jazhincës dhe në rrënjë të majës së Liqenit. Është liqeni më i izoluar i maleve të Sharrit dhe nuk mund të vërehet lehtë pos nga maja e Liqenit dhe nga shpina që e ndan atë nga Liqeni i Jazhincës. Pa dyshim se është edhe liqeni më atraktiv i maleve të Sharrit, pasi që përmasat i ngjasojnë një bazeni. Niveli i ujit në këtë liqen është i pandryshueshëm, me thellësi maksimale, përafërsisht 3.5 m.

RRAPI NË MARASH Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90m, rrethi i tij është 3 m ndërsa gjerësia 3,50 m. me diametër 12 m. Trupi i Rrapit është 2 m. Fletët i ka të gjata 13-14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjendet rrapi është 417 m.

KOMPLEKSI I MARASHIT Shtrihet në lindje të Prizrenit, buzë Lumbardhit. Kompleksi kontakton vizualisht me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me Kalanë e Prizrenit. Aty ndodhet edhe Rrapi i vjetër afër 500 vjeçar. Arkitektura monumentale, tradicionale e orientale së bashku me atë fetare janë vlerat e kulturës materiale të kompleksit. Kompleksin e përbëjnë Teqeja e Tarikatit Saadi, Xhamia e Maksut Pashës, Objekti i Mullirit të Pintollit, Restoranti Marashi, si dhe disa shtëpi tradicionale të shekullit të kaluar.


Kampingu Kampingu

Kampimi në natyrë njëra ndër atraksionet natyrore të Prizrenit.
Peshkimi: - Peshkimi është një sport rekreativ i cili ka traditë në Prizren pasi ky qytet shtrihet në afërsi të dy lumenjve.
I pari, Lumëbardhi kalon mu në qendër të qytetit, i cili lumë ka pak troftë autoktone dhe i dyti, Drini i bardhë, i cili gjendet 10 km në perëndim të Prizrenit. Peshqit në këtë lumë janë të llojllojshëm si: krapi, mlyshi , gjila, smuxhi, saraga etj. Ekziston shoqata e peshkatarëve “Drini i Bardhë”. Liqeni i Zi: - Gjendet rreth 50 minuta larg në veri-lindje të liqenit të Jazhincës dhe në rrënjë të majës 

Peshkimi Peshkimi

Peshkimi është një sport rekreativ i cili ka traditë në Prizren pasi ky qytet shtrihet në afërsi të dy lumenjve.

I pari, Lumëbardhi kalon mu në qendër të qytetit, i cili lumë ka pak troftë autoktone dhe i dyti,

Drini i bardhë, i cili gjendet 10 km në perëndim të Prizrenit.

Peshqit në këtë lumë janë të llojllojshëm si: krapi, mlyshi , gjila, smuxhi, saraga etj.

Ekziston shoqata e peshkatarëve “Drini i Bardhë”.

Liqeni i zi Liqeni i zi

Liqeni i Zi: - Gjendet rreth 50 minuta larg në veri-lindje të liqenit të Jazhincës dhe në rrënjë të majës së Liqenit.

Është liqeni më i izoluar i maleve të Sharrit dhe nuk mund të vërehet lehtë pos nga maja e Liqenit dhe nga shpina që e ndan atë nga Liqeni i Jazhincës.

Pa dyshim se është edhe liqeni më atraktiv i maleve të Sharrit, pasi që përmasat i ngjasojnë një bazeni.

Niveli i ujit në këtë liqen është i pandryshueshëm, me thellësi maksimale, përafërsisht 3.5 m

Rrapi në Marash Rrapi në Marash

Është shumë shekullor në rrënjët e të cilit buron ujë i freskët pandërprerë. Në ujin e rrapit, banorët ortodoks të qytetit hedhin kryqin në festën e tyre fetare

Parku i Marashit Parku i Marashit

Parku i Marashit gjendet në Lagjen Marashi. Është një vend i gjelbëruar me lumin afër dhe gjysmë i rrethuar me male dhe me kalanë sipër

Malet e Sharrit Malet e Sharrit

Kanë diversitet biologjik mjaft të theksuar. Flora dhe vegjetacioni janë të pasuar me lloje të ndryshme. Në mesin e tyre, 86 sosh janë me rëndësi ndërkombëtare, 26 lloje në “Listën  e Kuqe” evropiane të shtazëve dhe bimëve të rrezikuara dhe 32  janë në “Listën e Kuqe” të bimëve të rrezikuara sipas IUCN – it. Sipas IUCN ( Unionit Botëror për Ruajtjen dhe Konservimin e Natyrës) Parku Kombëtar - Malet e Sharrit, është evidentuar në listën ndërkombëtare të zonave të mbrojtura.

Klima kontinentale, me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha të dëborës dhe verëra të freskëta. Në Malet e Sharrit, ku kemi përqendrimin e specieve endemike lokale, ekzistojnë më shumë se 2000 specie të florës enëzore. Kjo paraqet rreth 26% e florës së Ballkanit dhe 18% e asaj evropiane. Më së shumti janë endemik (rreth 29%) dhe nën – ende – në qendër të shumëllojshmërisë së gjeneve dhe të specieve në Evropë dhe në botë.