915 - Turizmi Single | Visit Prizren

Doku Fest

Kontakti

Telefoni: +383 (0) 45 123 321

Website: www.dokufest.com

Orari

Fillim: 11 July 2019

Mbarim: 14 July 2019

Përshkrimi

Festivali Ndëkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë DokuFest ka filluar në vitin 2002 me shfaqjen e 20 filmave, kryesisht nga Kosova dhe vendet fqinje në kinemanë e vetme të Prizrenit. Çdo vit festivali shënoi rritje në numrin e filmave të shfaqur, punëtorive, debateve dhe të vizitorëve.

Ne edicionin e 11-të të mbajtur në Korrik të vitit 2012, në festival u shfaqën 171 filma nga 45 vende të botës, u mbajtën 6 panele/debate ku u trajtuan temat nga ballafaqimi me të kaluarën deri te strategjitë kulturore të qyteteve, u mbajtën 6 punëtori dhe u prodhuan 26 filma në kuadër të projekteve dhe punëtorive.

DokuFest poashtu angazhohet në implementimin e projekteve që kanë të bëjnë me produksionin e filmave dokumentarë për të drejtat e njeriut dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike përmes filmit. Misioni i Dokufest është promovimi i artit, kulturës dhe edukimit nëpërmjet organizimit të ngjarjeve kulturore si mbajtja e Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër, ekspozitave të fotografive, ekspozitave të pikturave, ekspozitave të skulpturave, punëtorive të ndryshme dhe paraqitjeve audio-vizuale.

Galeria