Ofertat Turistike - Via Ferrata
Via Ferrata është produkt i ri sportiv.
Aktiviteti zhvillohet në stinët e pranverës, në verë dhe në vjeshtë.
Ky aktivitet gjithashtu zhvillohet në të gjitha kohërat të cilat nuk kanë pengesa atmosferike, si të reshurat e shiut e të borës.
Ky aktivitet mund të zhvillohet nga të gjitha grupmoshat, thuajse nga fëmijët e deri te moshat e shtyra.
Për këtë aktivitet përdoren pajisje enkas të prodhuara për Via Ferrata:
- Shaluret
- Helmetat
- Zipperi
Via Ferrata është shteg alpin i siguruar me kabllo metalike ( standarde ndërkombëtare ) - me përmasa dhe standarde italiane.
Grupet turistike të interesuara për t’u ngjitur në këtë shteg atraktiv turistik, lajmërohen te udhëheqësit malorë ( Guidat - lista e së cilave gjendet në këtë faqe ) - të Sharrit, agjencitë tjera, për ngjiten në këtë shteg duke e shijuar bukurinë e Luginës së Lumëbardhit.
Për më shumë informata:
Tel: 049/840-228