939 - Turizmi Single | Visit Prizren

N'GOM Fest

Kontakti

Telefoni: +383 (0) 44 775 732

E-mail: [email protected]

Orari

Fillim: 02 Gusht 2019

Mbarim: 10 Gusht 2019

Përshkrimi

Festivali i muzikës dhe aktivizmit NGOM Fest ka lindur si një ide origjinale e një grupi të rinjësh aktiv në jetën sociale në Prizren dhe Kosovë. Realizimi me sukses i edicionit të parë të këtij festivali në qershorin e vitit 2011 bëri që ekipi i festivalit të përkushtohet edhe më shumë për zhvillimin e këtij evenimenti duke synuar kështu që NGOM Fest të bëhet një ngjarje e rëndësishme në hartën e ngjarjeve muzikore jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjërë.

Festivali NGOM Fest është projekti i parë i organizatës jo qeveritare N’GO. Përmes muzikës së performuar nga bendet që kanë ardhur nga shtete të ndryshme, NGOM Fest ka promovuar një cilësi të re të festivaleve të muzikës.Në të njëjtën kohë, organizimet tematike gjatë festivalit kanë promovuar adresimin e çështjeve të ndryshme sociale dhe kulturore dhe sensibilizimin e qytetarëve me problemet që e preokupojnë rininë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Gjithashtu, edicioni i parë i festivalit NGOM Fest ishte një sukses jo vetëm në fushën e promovimit të muzikës së mirë,trashëgimisë kulturore dhe kujdesit për ambientin por edhe në atë të ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndër-njerëzore dhe përkrahjes së të rinjëve pavarësisht faktit se nga vijnë dhe cfarë gjuhe flasin.

Galeria