978 - Turizmi Single | Visit Prizren

Java Ekologjike

Përshkrimi

Nën organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, përkatësisht Sektorit të Mjedisit, këtë vit për herë të 20-të me radhë, shënohet Java Ekologjike në Prizren. Sllogani i javës ekologjike për këtë vit, e cila organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e mjedisit, është “Pastro Qytetin Tënd”. Në kuadër të kësaj jave organizohen aktivitete të ndryshme, ku janë të përfshirë institucionet shkollore, OJQ-të mjedisore, institucionet e tjera, shoqëritë civile dhe qytetarët. Më poshtë mund të gjeni planin operativ për shënimin e Javës Ekologjike 2019. Ftojmë qytetarët që të bashkangjiten në këto aktivitete vetëdijësuese për ruajtjen e mjedisit.

Galeria