1753 - Ofertat Turistike | Visit Prizren

Ofertat Turistike - Skijimi dhe skituringu

Skitaria (skijimi) dhe turizmi dimëror në Kosovë ka një traditë relativisht të zhvilluar.
Fillet e skijimit datojnë që nga viti 1928 e këtej, mirëpo ato kishin mbetur vetëm në nivele individuale e të paorganizuara.

Dekadave dhe viteve të fundit, në disa pjesë të Kosovës, ka pasur një hov zhvillimi në sektorin e turizmit malor, si në:

  • Brezovicë (Malet e Sharrit),
  • Prevallë (Prizren),

ku edhe janë ndërtuar disa qendra rekreative dimërore bashkë me shtigje të veçanta për skijim.
Një ndër qendrat kryesore të skijimit që gjendet në Kosovë është në Brezovicë, e cila ka disa shtigje skitare me disa skilifte dhe teleferikë, me  hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme ndërkombëtare të Kosovës
Po ashtu edhe Prevalla është qendër skijimi dhe fshat turistik, e cila është 28 km larg Prizrenit dhe rreth 12 km larg Brezovicës.
Prevalla është një destinacion popullor për alpinistët dhe skiatorët.

Një ofertë e mëtejshme turistike e Prizrenit në sezonin e dimrit është skituringu.
Në mënyrë që të mund ta shijoni këtë përvojë të paharruar, nga ana e tour-operatorëve tanë ofrohen pako të ndryshme të skituringut.
Pika e startit për këto lloje aktivitetesh gjendet në një lartësi prej 1520 m.l.m. dhe është lehtësisht i qasshëm me automjete.
Prej aty bëhet nisja për në disa itinerarë sfidues, të cilët shpiejnë deri në maje që kanë lartësi prej mbi 2500 m.l.m
Fakti që faqet veriore të vargmaleve të Sharrit gjenden në territorin e Kosovës, mundëson ushtrimin e këtij lloji të sportit dimëror deri në muajin maj.

Për më shumë informata kontaktoni në:

Tel: 049/191-834